Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Bota

Putin dënon provokimet, nuk ka “Luftë Botërore”!

Presidenti rus Vladimir Putin dënoi sot “shkeljen e ujërave territoriale ruse” nga luftanija e incidentit HMS Defender duke e quajtur “provokim” por paralajmëroi se fuqitë e mëdha nuk do të nisin një “Luftë të III Botërore” pasi ajo nuk do të mund të fitohet nga askush.

Putin shtoi se edhe nëse Rusia do të kishte fundosur luftanijen britanike, kjo nuk do të kishte sjellë Luftën e tretë Botërore, pasi sipas tij “provokatorët” e dinë se askush nuk mund të fitojnë një luftë të tillë.

Ai pretendonte se aleatët amerikanë të Londrës me shumë gjasa kanë gisht në incidentin detar pranë Krimesë.

Në versionin britanik të incidentit, luftanija po bënte një kalin paqësor në ujërat territoriale të Ukrainës, sipas ligjit detar ndërkombëtar. Britania nuk e njeh Krimenë si pjesë e Rusisë.

Putin shtoi sot se në mëngjesin e ditës së incidentit, një avion strategjik amerikan ishte ngritur nga baza në ishullin e Kretës dhe fluturoi drejt Rusisë.

Por megjithatë ai shtoi e Rusia dhe NATO nuk janë pranë Luftës.

“Përse e bënë ata këtë provokim? Për të treguar se nuk respektojnë zgjedhjen e banorëve të Krimesë për të qenë pjesë e Rusisë?”, shtoi ai duke iu referuar referendumit të kryer në Krime, te kontestuar nga Perendimi.