Bota

Putin paralajmëron NATO-n dhe SHBA-në, mos na sfidoni se do vuani pasojat!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin reagoi ashpër dukë thënë se veprimet e Shteteve të Bashkuara dhe Aleancës Veri Atlantike në Detin e Zi përbëjnë një “sfidë serioze” për Rusinë, e cila ka kërkuar të drejta shtesë detare në këtë rajon, që prej aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.

Kjo është përpjekja e dytë e Kremlinit në 24 orët e fundit, për të nxjerrë në pah praninë ushtarake të Perëndimit në rajonin e Detit të Zi, e cila shqetëson Moskën.

Rusia ka akuzuar Uashingtonin për përshkallëzim të tensioneve pasi mediat amerikane raportuan se zyrtarët e SHBA po paralajmëronin aleatët evropianë për rrezikun e një sulmi të mundshëm rus.

“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në NATO po kryejnë stërvitje të paplanifikuara në Detin e Zi. Jo vetëm që në këtë stërvitje janë përfshirë grupe të forta detare, por edhe aviacioni, përfshirë aviacionin strategjik. Kjo është një sfidë serioze për ne”.

Është e paqartë se për cilës stërvitje iu referua Putini, i cili paralajmëron për pasoja, edhe pse NATO ka kryer stërvitje të mëdha ushtarake në Detin e Zi në katër muajt e fundit.

Zyrtarët amerikanë së fundi dhanë alarmin për aktivitetet ruse pranë Ukrainës, në rajonet ku separatistët e mbështetur nga Moska kontrollojnë disa territore.

Kreu i DASH, Antony Blinken e paralajmëroi Rusinë që të mos bëjë “ndonjë gabim serioz” në Ukrainë, teksa Uashingtoni ka kërkuar informacione lidhur me lëvizjet e pretenduara të trupave ruse pranë kufirit, veprim të cilin Pentagoni e ka cilësuar si “të pazakonshëm sa i përket përmasës”.