Aktualitet Bota

Putin: Perëndimi po përshkallëzon konfliktin në Ukrainë!

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot ne nje fjalim ne ministrine e jashtme ruse se Perëndimi po “përshkallëzon” konfliktin në lindje të Ukrainës duke mbajtur manovra ushtrake në Detin e Zi.

Lideri rus tha se SHBA po fluturon avionë bombardues disa kilometra larg kufijve të Rusisë, ndërsa Uashingtoni akuzon  Moskën se po akumulon trupa ushtarake pranë Ukrainës.

“Partnerët tanë Perëndimorë po përshkallëzojnë situatën duke furnizuar Kievin me armë moderne e duke kryer manovra në Detin e Zi”, tha sot Putin në ministrinë e jashtme.Presidenti shtoi se avionët bombardues të SHBA po fluturojnë pranë kufijve të Rusisë dhe sipas tij ata “dihet që mbajnë armë serioze.”

“Partnerët tanë janë të çudtishëm, i trajtojnë në mënyrë shumë sipërfaqësore bisedat e paralajmërimet tona për ‘linjat e kuqe’”.

“Shqetësimet tona për zgjerimin e aleancës së NATO-s drejt lindjes nuk ua ka vënë veshin njeri”, ankohej Putin.