Sex

Pyetjes së famshme, “Më mirë i gjerë apo i gjatë”, më në fund i vjen përgjigja!

Dilema më e madhe që ka qenë ndër vite është se cila kishtë më shumë rëndësi, madhësia apo gjatësia. Tashmë, prej një studimi të bërë në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles, kjo pyetje e ka një përgjigje të dhënë nga 41 femra.
Gjatë studimit atyre i janë treguar disa modele penisesh të krijuara nga një printer 3D. Ato ishin në ngjyrë blu dhe gjatëisia varionte nga 10cm me perimetër 6cm e deri tek 21cm me perimetër 17cm.
Femrat duhet të zgjidhnin se me cilin prej tyre do të kalonin një natë dhe me kë do të dëshironin të qëndronin për një periudë afatgjatë.

Për të kryer seks vetëm për një natë, zgjedhjet e tyre ishin ato me perimetër më të madh sesa zgjedhja që bënë për një partner afatgjatë.
Ajo që u vu re është se gjatësia nuk kishte shumë rëndësi, pasi gjatësia mesatare e zgjedhur është 16cm.

Shpjegimi është se në vaginë ndodhen disa nerva shumë të ndjeshme ndaj shtypjes, të cilat përshtaten me gjerësinë e peniseve. Sipas kësaj, një penis i gjerë mund të afrojë vaginën me klitorin dhe femra arrin në orgazëm. Por nga ana tjetër, një ndër studiueset tregoi se penisët e gjatë mund të krijojnë dhimbje në cerviks.

|Ky nuk është studimi i parë i bërë për penisët, pasi studime të tjera kanë treguar gjëra të ndryshme. Në vitin 2012, një studim zbuloi se 60% e femrave nuk e kishin problem madhësinë, por vetëm ato që kalonin shpesh orgazëm me anë të penetrimit dëshironin penisët e gjatë.
Por kishte shumë rëndësi për femrën që madhësia e mashkullit me atë të penisit të tij të ishte e njëjtë, pra një maskull trupmadh të kishtë një penis relativisht të madh.

Gjithsesi, në pjesën e dytë të studimit të bërë së fundmi, grave iu dha një model penisi të cilin duhet ta ekzaminonin brenda 30 sekondave. Më pas duhej ta gjenin atë në një kosh plot me të tillë.
Pasi kaluan 10 minuta e ishte momenti ta gjenin, ato kishin tendencën për ta mbivlerësuar madhësinë e tij.

Tani meshkujt mund të flenë të qetë duke ditur se gjatësia nuk ka dhe shumë rëndësi, të paktën jo aq sa madhësia.