Love & Sex

Pyetjet që duhet të bëni në takimin tuaj të parë!

Kur bëhet fjalë për takimin e parë dhe se duhet të mbash një bisedë interesante me dikë që sapo e ke njohur, të gjithëve na kap një ankth apo nervozizëm.
Le t’i shmangim pyetjet klishe, se me çfarë po merresh apo çfarë të pëlqen apo më flit pak për veten!
Duket të nevojshme por janë shumë të mërzitshme dhe stresuese. Zëvendësoji këto me disa pyetje të tjera, të cilat të krijojnë një hapsirë për të biseduar nëse me të vërtetë po e kuptoni se ç’po thotë personi përballë jush.

Shikoni listën e disa pyetjeve, përgjigjet e të cilave do të thonë shumë për personin dhe gjërat rreth tij.
Pyetje të tilla janë marrë nga psikologët, në mënyrë që përgjigja të jetë sa më e thjeshtë dhe e sinqertë.

 Cila video online të ka bërë më shumë për të qeshur?

Në këtë mënyrë shikoni nëse keni sens humori të përafërt apo ndoshta të njejtë. Si dhe shikoni se çfarë keni të përbashkëta.

 Si do ta kaloje të dielën perfekte?

Një pyetje e tillë të bën të kuptosh se ç’lloj tipi është, çfarë pëlqen të bëjë apo nëse ka ndonjë hobi.

Ç’libër ke lexuar këto kohë?

Në këtë mënyrë njihni një anë tjetër të personit, një natyrë ndryshe apo dhe sekrete që mund të fshihen pas zhanrit të tij të preferuar të librave.

Je i fiksuar me ndonjë personazh të famshëm?

Me këtë përgjigje do të shihni nëse keni ndonjë VIP që e pëlqeni të dy. Ndryshe mund të kuptoni nëse është ndonjë maniak/e…

 Nëse do të fitoje 1 milionë dollarë, çfarë do të kishe blerë?

Përgjigja e kësaj pyetje do të tregonte se cilat janë synimet apo qëllimet e personit. Nëse ato janë të njejta me ty, ndoshta keni përplasje mendimesh… Mbetet për tu parë!

 Çfarë doje të bëheshe kur të rriteshe, kur ishe i vogël?

Me anë të kësaj pyetje, njihesh me pasionet e personit tjetër, me dëshirat e ëndrrat e tij si dhe sa fort punon për atë që do!