Bota Lifestyle Travel

Pylli i Fluturave një mrekulli e vërtetë e zbuluar dhe e mbrojtur nga vetë UNESCO!

Qindra miliona flutura monarke ndërmarrin një udhëtim deri në 3 mijë milje në migrimin e tyre vjetor nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara në tokat e tyre në Meksikë. Fluturat monarke mblidhen në Michoacan të Meksikës. Rezerva e Biosferës “Monark Butterfly” u njoh nga UNESCO si një sit i Trashëgimisë Botërore në vitin 2008.

Zona e mbrojtur mbulon mbi 322 kilometra katrorë, ku ka disa zona që janë të hapura për publikun. Është një çudi e natyrës, të  jesh i rrethuar nga mijëra flutura dhe të shohësh që janë duke peshuar degët e pemëve është një përvojë vërtet e jashtëzakonshme. Ka disa rezerva të fluturave Monark në shtetin e Meksikës dhe Michoacan të cilat mund të vizitohen. Në Michoacan të Meksikës, dy rezervat kryesore për t’u vizituar janë Rezerva El Rosario dhe Rezerva Sierra Chincua.

Cikli jetësor i fluturës monarkë, përbëhet nga katër faza të dallueshme: vezë, larvë, pupë dhe e rritur. Transformimi nga veza në të rritur ndodh në rreth 30 ditë dhe jetëgjatësia mesatare e monarkut është rreth nëntë muaj. Është mjaft e thjeshtë të bëhet dallimi midis monarkëve meshkuj dhe femrave kur janë të rritur, pasi meshkujt kanë një njollë të zezë në secilin krah. Kurse femrat shpesh duken më të errëta se meshkujt dhe kanë venat më të gjera në krahët e tyre. Fluturat hanë nektar nga lulet për të marrë energjinë e nevojshme për migrimin e tyre të gjatë.

Fluturat monarke kalojnë muajt e verës në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Ndërsa moti bëhet më i ftohtë ata shkojnë drejt jugut, arsyeja e migrimit të tyre është dyfish. Kjo ndodh pasi ato nuk mund të mbijetojnë në të ftohtë. Gjithashtu, monarkët e rritur konsumojnë nektar nga lulet kështu që ata duhet të shkojnë atje ku do të gjejnë ushqim. Duke udhëtuar me një shpejtësi mesatare prej 12 km/orë, ndonjëherë edhe në 30 km/orë, monarkët mbulojnë rreth 80 milje në ditë.

Ata mund të fluturojnë në lartësi deri në 2 milje. Se si fluturat monarke janë në gjendje të gjejnë rrugën e tyre në të njëjtat fusha çdo vit mbetet një mister i shkëlqyer. Një hipotezë mendon se një sasi e vogël magnetiti në trupat e fluturave vepron si një lloj busulle që i çon ato në zonën e Mikoacanit, ku ata kalojnë dimrin e tyre. Rezervat e fluturave Monare të Michoacan janë të hapura çdo ditë nga mesi i nëntorit deri në mars.