Celebrities Gossip Showbiz

Që kërkuan takim me Mbretëreshën Elizabetë e morëm vesh, por çfarë kërkese kishin Harry dhe Meghan?!

Së fundmi, Princ Harry dhe Meghan Markle kërkuan një takim me Mbretëreshën Elizabetë, në muajt e ardhshëm për të prezantuar vajzën e tyre Lilibet me stërgjyshen e saj. Së fundmi mediat britanike kanë raportuar se vajza e Princ Harry dhe Meghan Markle, Lilibet Diana, është tashmë e teta në radhë për fronin mbretëror.

Lajmi u konfirmua edhe nga faqja “Royal UK”,  që përfaqëson familjen mbretërore, e cila e zbuloi se vajza Lili qëndron tashmë një vend pas vëllait të saj, Archie dhe 2 vende pas babait, Princit Harry, për të zënë vendin në fron. Meghan Markle dhe Princ Harry duan që vajza e tyre Lilibet të pagëzohet në kështjellën Windsor dhe për këtë janë mëse të vendosur, pasi sipas mediave britanike, patën edhe guximin që t’ia kërkojnë mbretëreshës.

Thuhet se në tetor, çifti do ketë një takim me Elisabetën dhe aty do e shtrojnë çështjen e pagëzimit sërish. Fëmija i dytë i çiftit nuk e pati fatin të takojë familjen mbretërore, të paktën deri tani, fotot e saj as nuk janë bërë publike, ama Meghan do patjetër ta bëjë pjesë të familjes, edhe pas gjithë rrëmujës që ka shkaktuar me ta.

Kur Archie erdhi në jetë, tradita e pagëzimit u ndoq në mënyrë të fshehtë në Windsor, por motra e vogël e tij thuhet se nuk do ketë të njëjtin fat. Para disa ditëve, u tha se Mbretëresha Elizabetë ishte në diskutime me avokatët e saj dhe thuhet se ka marrë vendimin që asnjë sulm tjetër i Meghan ndaj mbretërisë nuk do tolerohet, për asnjë arsye.

Thuhet se një paralajmërim ligjor do i shkojë edhe shtëpisë botuese që pritet të publikojë librin e Princ Harry vitin që vjen. Gjerat mesa duket po vështirësohen për çiftin që hoqi dorë nga të drejtat mbretërore, e pas sulmit me intervistën për Oprah, Mbretëresha ka vendosur mos qëndrojë më në qetësi.