Lifestyle

Që në fëmijëri ju kanë thënë të mos e përtypni çamçakëzin, e vërteta që ‘fshihet’ pas kësaj!

Kur keni qenë të vegjël me siguri keni dëgjuar se nuk duhet të gëlltisni asnjëherë çamçakëz, sepse mund të ngjitet në stomak, në zorrë ose sepse duhen rreth 7 vjet që një çamçakëz të tretet plotësisht. Megjithatë, e vërteta është disi ndryshe. Stomaku i njeriut çdo ditë merr sasi të caktuara të ushqimit të patretshëm, kështu që kjo nuk është e pazakontë dhe as kërcënuese për jetën.

Kështu, në momentin që gëlltitni çamçakëzin, pjesët e tij që nuk treten dot mbeten në trup derisa stomaku të mund të tresë dhe më pas, pas një kohe të caktuar, ato dëbohen nga trupi. Gjithashtu, historitë për efektet e dëmshme të çamçakëzit të gëlltitur kanë një anë tjetër, gjë që dëshmohet nga fakti se një numër i madh i çamçakëzve të gëlltitur mund të shkaktojë probleme me tretjen në një periudhë të shkurtër kohore, veçanërisht te fëmijët e vegjël.

Ndodh shumë rrallë, por kur ndodh, atëherë nevojitet ndërhyrja urgjente e mjekut. Herën tjetër që kaloni në stomak nje çamçakëz, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse trakti juaj tretës do ta trajtojë atë me mjaft sukses. Rikujtojmë, se një grua ka treguar se si fiton më shumë se 700 paund në muaj duke përtypur çamçakëz dhe duke fryrë flluska më të mëdha se koka e saj. Fansat argëtohen duke parë Julia-n të mbush gojën me më shumë se 30 çamçakëz në një seancë të vetme fryrjeje flluskash. Julia, nga Gjermania, shpenzon vetëm rreth 5 paund në muaj për çamçakëz.