Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Film & Tv Live From Tirana Showbiz

Që nga largimi i shqiptarëve dhe deri tek rolet e saj më të reja, Esela Psyqyli tregon gjithçka për TAR!

Sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana” ka qenë e ftuar në studio Esela Pysqyli. Aktorja e njohur që pas pjesmarrjes së saj në komendinë “Komuna e Parisit” që në vitin 2009. Ajo ka folur më shumë për angazhimet e saj personale dhe se sa e vështirë ka qenë për të largimi nga Shqipëria.

Si e shikon Esela dukurinë e largimit të 700,000 shqiptarëve në vende të ndryshme të Europës?

Sigurisht që nga një anë është pozitive sepse do të thotë që bota po shkon drejt një ideje që nuk duhet të ekzistojnë kufijtë dhe ndarjet pasi njeriu duhet të ndjehet i lirë që të udhëtojë dhe te fitojë eksperienca të ndryshme, të ndiehet në shtëpi edhe në vende të tjera dhe ndoshta të kthehet pastaj atje ku i ka rrënjët. Po nga një anë është edhe negative kur mendojmë arsyen pse po ndodh. Nëse shumica e këtyre njerëzve që po emigrojnë janë të rinj që nuk gjejnë mundësi për të shfaqur pasionet për të studiuar atëherë nuk është aq pozitive.

Aktorja bukuroshe ka vazhduar më pas të tregojë në lidhje me largimin e saj nga Shqipëria dhe që ka qenë përpos punës edhe për dashurinë e saj. Ajo ka treguar se është larguar nga vendi jonë dhë ka jetuar në Itali së bashku me partnerin, por që në lidhje me jetesën është shprehur se:

Fillimi ka qenë i vështirë, unë sapo kisha mbaruar Akademinë, xhirova ‘Komunën e Parisit”, fillova një shkollë aktrimi në Genova dhe ishte shumë e vështirë të përshtatesha. Një qytet shumë ndryshe nga Tirana. jetoja me shokun tim dhe prindërit e tij. pas e përfundova atë vit shkollën u ktheva në Tiranë, doja të kthehesha për të krijuar kontakte pune. Kur ktu u vështirësua maksimalisht atëherë mora guximin që të rikthehesha në Itali.

Ajo vijoi duke thënë se:

U përshtata krijova shoqërinë time, nuk njihja asnjë dhe u transferuam në Romë të dy së bashku dhe e nisa nga zero dhe tani jam shumë e qetë.

Esela ka treguar gjithashtu se është duke u marrë së fundmi më një projekt më të ri i cili quhet ‘Hamami i Grave’. Në lidhje me këtë projekt i cili është në fazë prove akoma, Pysqyli ka treguar se:

Kurrë nuk do ti shkëpus marrëdhëniet e punës me këtë vend sepse është vendi im dhe këtu flas gjuhën time. Kështu që jam e hapur për çdo ofertë, kjo nuk do të thotë që vij për çdo gjë pasi sigurisht që unë zgjedh edhe gjënë e duhur, atë që më përshtatet më shumë mua, që më flet më shumë mua, dhe në mënyrë të veçantë kjo shfaqje ku thashë patjetër që po.

Çfarë trajton shfaqja më e re ku Esela është pjesë?

Një shfaqje shumë delikate dhe është shumë e nevojshme që ne t’ju japin rëndësi gjashtë femrave sepse pjesa është angleze dhe nuk i përket kohëve moderne por i përshtatet shumë mirë çdo lloj kohe sepse shoqëria vazhdon që të jetë e tillë.

Si e shikon Shqipërinë sot në 2021 dhe çfarë do të doje ndryshe?

Shqipëria është vendi i im, dhe çdo njeri në botë thotë që nuk ka si vendi im. Nëse mbaj mend atë shpengimin që kam pasur unë si adoleshente apo në pjesën e univerisietetit, pushimet që kaloja atëherë me miqësinë time, të gjtiha ato kujtimet të shpenguara që kam në ato kohë, ku ti fokusoheshe më shumë tëk kënaqësia e jëtës tëndë të përditshme, kam kujtimëe shumë të mira. Tani kthehem si e rritur 34-vjece në marrëdhënie pune dhe jeta më duket shumë e komplikaur shpesh ktu. Mbivendoset shqetësimi për të zgjidhur gjërat, komplikacionet sesa ajo kënaqësia që mbajmë mend në atë periudhë. Kështu që ka shumë gjëëra për të rregulluar, por kjo nuk do të thotë që e ka fajin dikush, gjithësecili prej nesh e ka fajin dhe gjithësecili prej nesh duhet të japë kontributin për ta bërë jetën ashtu të shpenguar si ka qenë.