Celebrities Gossip Showbiz

Që nga planet për t’ju futur muzikës e deri tek arsyeja e ndarjes nga Andi, Jasmina i tregon të gjitha!

E ftuar në një intervistë, Jasmina e “Për’puthen” ka dhënë përgjigje për shumë pyetje, që ende pas përfundimit të programit kuriozojnë publikun. Ajo e ka treguar shpesh dhe në rrjete sociale se ka zë për të kënduar. E pyetur se si do e zhvillojë karrierën e saj, ajo tregoi se si “kolegët” e saj do të jetë pjesë e industrisë dhe se po mendon të bëhet pjesë e muzikës.

Teksa, nuk mund të shmangej pyetja rreth arsyes së ndarjes nga Andi, duke treguar se ishte ai që i dha fund lidhjes me një “bllok”, duke e cilësuar si një ndarje fëmijësh të vegjël.

Andi nuk më mungon fare. Ka qenë marrëdhënie toksike nga të dy. Gabimi im është që i kam mëshuar shumë një situatë të caktuar. Kisha të drejtë për çdo argument qoftë i ekzagjeruar apo jo. Unë e marr vëmendjen duke u ‘grricur’ me njerëzit. Thjesht ashtu e kam tipin.Unë nuk bëhem xheloze, bëhem posesive. Unë para se të jem me dikë, flirtoj, dua vëmendjen dhe kur fillova të frekuentohesha me Andin, e ndërpreva për të mos u keqkuptuar. Nuk jam mësuar që të ndahem me shpata, inate dhe mëri. Është i vetmi njeri që e kam bërë. Jemi ndarë si fëmijë 5 vjeç që po më pyete prap për këtë gjë, do të të bëj bllok. Nëse të pyes për diçka specifike, kthe përgjigje dhe kaq.

Gjithashtu, Jasmina ka folur dhe rreth thashethemeve për krisjen në shoqeëri mes saj dhe Olës dhe ish- konkurrentja e “Për’puthen” nuk e mohoi këtë gjë. Ajo u shpreh se me Olën janë me “pushime”.