Bota

Që pas fillimit të luftës Volodymyr Zelenskyy dhe bashkëshortja e tij shfaqen për herë të parë së bashku!

Ditën e sotme presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe gruaja e tij, Olena Zelenska janë shfaqur së bashku në publik për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Çifti mori pjesë në funeralin e presidentit të parë të Ukrainës. Zelenskyy dhe bashkëshortja dukeshin shumë të qetë por njëkohësisht edhe të lodhur në fytyrë ndërsa ecnin për të vendosur lule në arkivolin e Leonid Kravchukit, njeriu i parë që drejtoi Ukrainën e pavarur që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Ai ndërroi jetë gjatë fundjavës në moshën 88-vjeçare pas një sëmundje të gjatë. I veshur me të zeza në vend të uniformës së zakonshme, e cila është parë në çdo dalje në tre muajt e fundit, Zelenskyy eci pranë bashkëshortes, që gjithashtu ishte e veshur në të zeza. Dalja e Olenas në publik së bashku me bashkëshortin e saj vjen një muaj pasi ajo zbuloi se me të është dëgjuar vetëm në telefon që nga fillimi i luftës. Më pas ajo theksoi se bashkimi me burrin e saj do të bënte që ajo dhe fëmijët e tyre të ishin në rrezik. Nuk është e qartë se kur saktësisht ajo u kthye në Kiev, por çifti kaloi të paktën gjashtë javë të ndarë, sipas raportimit të disa mediave të njohura.

Vlen të theksohet gjithashtu se Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska ka dhënë së fundmi një intervistë për CNN, ku ndër të tjera ka zbuluar herën e fundit që ajo e ka takuar bashkëshortin e saj, Volodymyr Zelenskyy. Zonja e Parë tha se ata janë takuar më shumë se një muaj më parë dhe se gjatë kësaj kohe kanë folur vetëm në telefon.

Volodymyr dhe ekipi i tij në fakt jetojnë në zyrën e tij. Për shkak të rrezikut, unë dhe fëmijët e mi u ndaluam të qëndronim atje. Kështu, për më shumë se një muaj ne komunikojmë vetëm me telefon. E kam ditur gjithmonë se ai ishte dhe do të ishte një mbështetje e madhe për mua. Më pas ai u bë një baba i mrekullueshëm dhe mbështetje për familjen tonë. Ai nuk ka ndryshuar. Thjesht më shumë njerëz e panë me sytë e mi.