Celebrities Music Showbiz

Që të bashkëpunosh me Gjon’s Tears duhet patjetër të jesh pjesë e Eurovision?! Artisti na zbulon më shumë!

Gjon’s Tears, artisti i njohur që na ka bërë krenarë me arritjet e tij, u quajt “Zëri i një engjëlli” nga Eurovision. Së fundmi artisti ka publikuar projektin “Silhouette”, një këngë që thotë shumë për të. Ai ka treguar për “Wake Up” se sa personal ishte ky projekt për të dhe çfarë ka dashur të arrijë tek publiku.

Së fundmi ka pasur dy bashkëpunime të njëpasnjëshme, një me Arilena Ara në “Dance Me” dhe një me Rona Nishliun, “Mallëngjimi”. Mos do të thotë kjo që të bashkëpunosh me të duhet patjetër të jesh pjesë e Eurovision? A mos duhet të presim një bashkëpunim tani me Ronela Hajatin?

Këtë nuk e di (qesh). Jam i sigurtë që Ronela do të jetë e motivuar për bashkëpunim me mua. E takova tek “Kënga magjike” për herë të parë. Une e kam kënduar dhe kërcyer këngën “A do si kjo” të saj, por nuk e dija që ishte e saj. Kur ma ka treguar jam surprizuar. 

Si lindi bashkëpunimi me Ronën, e kujt ishte ideja?

Kur më kanë thëne se do të bashkëpunoja me Ronën e kam pranuar direkt. Çdo vit e bejnë në RTK për të kënaqur njerëzit në festat e fundvitit dhe ma kanë propozuar si bashkëpunim. Takimi me të ishte shumë i bukur se ajo është shumë e thjeshtë, ishte kënaqësi të punoja me të. E kemi bërë këngën pa problem, më ka besuar për versionin e këngës. Ishte një eksperiencë shumë e bukur, unë thashë direkt ‘po’ kur më thanë se do të bashkëpunoja me të. Ajo nuk provon të jetë dikush që nuk është. Ajo nuk provon me stilin që nuk bën për të, ajo e di se çfarë do dhe e mbron atë.

Në MTV Europe Music Awards 2021, Gjon ka fituar çmimin “Performuesi më i mirë zviceran”, lajm i cili padyshim na gëzoi të gjithve. Po atë vetë sa e gëzoi dhe cili është qëllimi i tij më i madh në anën profesionale në vijim?

Nuk e di a prisja ndonjë gjë, është surprizë për mua kur të voton publiku. Kur fiton një çmim nuk do të thotë se je më i miri, do të thotë se je më i pëlqyeri. Kjo ka shumë presion. Se je sot më i pëlqyeri, por nuk je nesër. Është një kënaqësi për mua. Dua që të jem më i miri, por gjithmonë e di se nuk do të jem më i miri.