Celebrities Love & Sex Showbiz

Që u kthyen bashkë këtë e morëm vesh, por që Jason Momoa dhe Eiza Gonzales qenkan aventurier të paparë na erdhi surprizë!

Jason Momoa dhe Eiza González janë rikthyer bashkë dhe për këtë nuk ka më asnjë dyshim. Ylli i “Aquaman” dhe aktorja e “Baby Driver” konfirmuan se janë sërish çift teksa shiheshin duke bërë një xhiro romantike me motor nëpër Malibu, Kaliforni. 42 vjeçari i jepte motorit, ndërsa González e cila është 10 vite më e re u ul pas me krahët të mbështjellë fort rreth belit të tij.

Momoa dhe González ndezën thashethemet e pajtimit në fillim të këtij muaji, kur u panë duke frekuentuar të njëjtat vende në Londër. Momoa dhe aktorja meksikane thuhet se ishin brenda ambienteve për të njëjtën periudhë kohore, por dolën veçmas dhe vetëm disa minuta larg njëri-tjetrit. Momoa dhe González thuhet se e filluan lidhjen në shkurt, vetëm një muaj pasi aktori njoftoi ndarjen nga gruaja e tij Lisa Bonet. Ata kanë bashkë vajzën Lola, 15 vjeçe dhe djalin Nakoa-Wolf, 13 vjeç.

Sa i përket ndarjes së tij nga Lisa, Jason ka vazhduar të jetë mbështetës i familjes së tij të përzier me Lisa-n dhe madje ka përkrahur shumë vajzën e saj Zoe Kravitz, të cilën Lisa e ndan me ish-bashkëshortin Lenny Kravitz. E gjithë kjo mbështetje erdhi gjatë publikimit të filmit më të ri ku Zoe është protagoniste, bëhet fjalë për “The Batman”. Bonet dhe Momoa kanë qenë gjithmonë një nga çiftet shembull për jetëgjatësinë në Hollywood dhe lajmi i ribashkimit para disa kohëve i gëzoi shumë fansat. Sa i përket arsyeve që çuan në ndarjes e dyshes thuhet se një prej motiveve lidhet me vaksinimin anti-COVID.