Aktualitet

Qëlloi me armë drejt një makine në Elbasan zbardhet emri i autorit!

Detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Elbasan. Mësohet se pas një konflikti të çastit në përleshje e sipër, shtetasi Ervis Çaushllari ka qëlluar me pistoletë ndaj një personi tjetër identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Në automjetin e qëlluar kanë qenë disa persona por vetëm njëri prej tyre u plagos.

Policia njofton se Çaushllari është ende në arrati ndërsa po kërkohet nga policia e Elbasanit. Ai njihet si person me të shkuar kriminale. Personi fillimisht mësohet se e ka qëlluar me një kaçavidë dhe në përleshje e sipër Ervis Çaushllari, ka nxjerë armën dhe e ka qëlluar të paktën 5 herë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të stadiumit Elbasan Arena. Policia gjeti një mjet të braktisur që dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes. Hetuesit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të bizneseve në zonë, për të zbuluar me shumë rreth kësaj ngjarje .