Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Bota

Qëlloi me shuplakë Macron, burg për 28 vjeçarin!

Shtetasi francez, Damien Tarel, i cili goditi me shuplakë në fytyrë presidentin e Francës, Emmanuel Macron, u dënua me katër muaj burgim.

Macron po takonte qytetarët gjatë vizitës në një qytet në jug të Francës, kur u godit nga 28-vjeçari.

Tarel u përball me akuzën për sulm ndaj një zyrtari publik – vepër kjo që bart dënimin maksimal prej tre vjetësh burgim dhe një gjobë prej 45,000 eurosh.

Tarel e përshkroi veten si simpatizant të krahut të djathtë.

Ai tha në gjykatë se sulmi ishte impulsiv dhe i nxitur nga besimi i tij se Macron “përfaqëson rënien e vendit tonë”.

Një video që është bërë tashmë virale duket se një burrë me bluzë jeshile të veshur me syze dhe një maskë në fytyrë për mbrojtjen nga COVID, dëgjohet teksa thërret “poshtë Macron!” dhe më pas e gjuan në fytyrë.

Roja i sigurisë së Presidentit ndërhyri shpejt për të kapur protestuesin dhe për ta dërguar në një distancë larg Macron për momentin, e më pas në komisariat.