Health & Beauty

Qëndroni në formë me ushtrimet në ujë!

Për disa, vera ende nuk ka mbaruar e teksa qëndroni në ujë, duke notuar apo thjesht shijuar freskinë e tij, mund të bëni shumë më shumë për trupin tuaj se vetëm aq.

Mënyra më e mirë për të forcuar nyjat dhe muskujt është të ushtroheni në ujë, kjo prej rezistencës që ofron uji. Kujtojmë se trupi i njeriut kur është në ujë peshon vetëm 10% të peshës së tij normale. Kështu që është më mirë për të bërë ushtrime në këtë formë.

Një anë pozitive është për femrat, pasi kryerja e ushtrimeve nën ujë është shumë e këndshme dhe relaksuese, kjo sepse ato sigurojnë një masazh të vazhdueshëm të të gjithë trupit, i cili stimulon qarkullimin dhe metabolizmin. Një metodë e shkëlqyer për tu përdorur kundër venave me variçe të këmbëve dhe celulitit të urryer.

Provoni këto tre ushtrime për të patur një trup super seksi!

Forconi krahët, shpatullat dhe barkun!

 


Qëndroni në një pjesë me pak ujë, vini duart në dysheme dhe ngrini të gjithë trupin tuaj nga uji me forcën e duarve tuaja.

Bëni tri seri nga 10 herë.

Forconi muskulaturën e krahëve!

Përthyeni krahët, shtrëngoni grushtet dhe ulni fuqishëm e ngrini bërrylat nga sipërfaqja e ujit. Këtë mund ta shoqëroni dhe me lëvizje këmbësh, ulje-ngritje.

Bark të sheshtë dhe kofshë të tonifikuara!

Shtrihuni në ujë, mbështetuni në bërryla. Ngrini njërën këmbë të shtrirë dhe mbajeni në ajër për 5 sekonda dhe më pas uleni.

Bëni tri seri me 15 herë dhe ndërroni këmbët. Bëni tri seri nga 15 herë.