Health & Beauty

Qëndroni ulur në karrige për një kohë të gjatë? Ju tregojmë 7 mënyra si të ruani një posturë të rregullt

Po jetojmë në një kohë ku shumicën e ditëve tona i shpenzojmë të ulur në karrige, pavarësisht nëse punojmë, studiojmë apo pushojmë. Ndoshta disa prej jush tanimë po ndjejnë efektet afatgjata të këtij pozicioni, si ngurtësimi i muskujve ose dhimbja e shpinës. Të qëndruarit ulur ndikon në shëndetin tonë dhe ne duhet ta balancojmë atë duke i kushtuar vëmendje qëndrimit të duhur.

Bright Side ka bërë një renditje të disa këshillave që mund t’ju ndihmojnë të përmirësoni qëndrimin tuaj.

1. Sigurohuni që karrigia në të cilën uleni është e përshtatshme për ju.

2. Kontrolloni mbështetësen e karriges dhe nëse nuk ka një të tillë, krijojeni vetë.

3. Ndiqni këto hapa të thjeshtë për të arritur qëndrimin e duhur.

4. Mbani këmbët tuaja të mbështetura në dysheme.

5. Jini të vetëdijshëm për pozicionimin e këndeve tuaja gjatë kohës që qëndroni ulur.

6. Shmangni lodhjen e muskujve duke i dhënë vetes një justifikim për të lëvizur herë pas here.

7. Bëni ushtrime që mund të ndihmojnë në balancimin e qëndrimit tuaj.