Celebrities Music Showbiz

Qenka keqkuptuar deklarata e tyre/Grupi korean ‘BTS’ nuk do të ndahet!

Gjatë këtyre ditëve në rrjet ka qarkulluar lajmi se grupi i njohur korean “BTS” ka vendosur që të ndaheshin dhe t’i jepnin kohë njëri-tjetrit për të zhvilluar karrierën e tyre solo si artistë tashmë të njohur në mbarë botën.

Por mesa duket ky lajm nuk qenka aspak i vërtetë. BTS ka reaguar së fundmi ndaj lajmit se grupi do të merrte një pauzë. Mirëpo, ata kanë hedhur poshtë aludimet duke deklaruar se fraza e ndërprerjes ishte një përkthim i gabuar, sipas ekipit të tyre të menaxhimit HYBE. Një përfaqësues i djemve tha për The Post se:

Për të qenë të qartë, ata nuk janë në pauzë, por do të duhet kohë për të eksploruar disa projekte solo në këtë kohë dhe për të qëndruar aktivë në formate të ndryshme.Ndërsa anëtarët do të vazhdojnë të ndërmarrin punë solo, ata nuk do të ndalojnë së bashku bashkëpunimin.

Anëtari, Jung Kook gjithashtu doli drejtpërdrejt në aplikacionin e transmetimit V Live të enjten për të siguruar fansat se grupi do të vazhdojë të punojë së bashku, edhe pse ata do fokusohen më shumë në punën individuale. Aksionet e BTS gjithashtu dyshohet se ranë të mërkurën pas njoftimit të supozuar të ndërprerjes, vuri në dukje Variety. HYBE humbi 1.7 miliardë dollarë vlerë tregu në bursën koreane.

Nuk është zbuluar ende një arsye konkrete se pse grupet e njohura gjithmonë janë ndarë për të vazhduar karrierën e tyre solo, përmendim këtu ‘One Direction’, ‘Fifth Harmony’, ‘Little Mix’.