Celebrities Gossip Showbiz

“Qetësia përpara stuhisë…”, mos ndoshta Butrint Imeri sapo pohoi atë që pritet të ndodhë sonte në “BBV2”?

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Së fundmi këngëtari ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për sukseset e këngëve të tij, por edhe për një lidhje dashurie të së shkuarës. Para disa vitesh kudo përfitej për një lidhje mes tij dhe moderatores së njohur, Kiara Titos, e cila është tashmë është edhe një nga banoret e “Big Brother Vip 2”. Atë kohë asnjëri prej tyre nuk e pranoi publikisht se ishin në një lidhje, por së fundmi në disa intervista para se Kiara të bëhej pjesë e “BBV2” të dy e kanë pranuar këtë.

Ditëve të fundit për shkak të disa postimeve të Butrintit në Instastory, ku përveç se ka postuar një foto të Kiarës me një kurorë në kokë dhe se  ka bërë një paralajmërim që diçka do të ndodhë këtë javë, kudo përflitet se në ‘Prime-in’ e sotëm do marrë pjesë edhe Butrinti për një surprizë për Kiarën. Vetëm pak më parë këngëtari ka shtuar akoma më shumë dyshimet me një postim të fundit në Instastory, ku me një foto të tij paralajmëron se diçka e madhe po vjen.

Qetësia përpara stuhisë…

 

Kujtojmë se ditëlindja e Kiarës po afron dhe është pikërisht nesër, pra i bie do të jetë gjatë ‘Prime-it’ të sotëm, kur të kaloj mesnata. Të gjithë janë kuriozë se çfarë surprize do të ketë nga jashtë për Kiarën sepse banorët ende nuk kanë gjetur ende se si do ta surprizojnë atë. Vetëm pak më parë Tea dhe Kejvina kanë biseduar me njëra-tjetrën që të kërkojnë tek ‘Vëllai i madh’ një tortë për të edhe pse janë shprehur se janë shumë të zemëruara me Kiarën, përsëri do të bëjnë diçka për ditëlindjen e saj.