Bota

Qetëson OBSH: “Fëmijët jo shënjestër specifike e variantit Delta!”

Ndërsa për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, OBSH, varianti Delta i koronavirusit është paralajmërim për të vepruar, para se të shfaqen mutacione më të rrezikshme, kur vjen puna te fëmijët, po OBSH thotë se “Delta nuk i targeton në mënyrë specifike”.

Ekspertja Maria Van Kerkhove:

Do të jem shumë e qartë: ne nuk kemi zbuluar se varianti Delta synon në mënyrë specifike fëmijët. Pati pretendime për një gjë të tillë sa i përket varianteve por në fakt, ky nuk është rasti. Ajo që ne po shohim është se variantet synojnë ata që janë të përzier shoqërisht.

I shfaqur fillimisht në Indi dhe i njohur për transmetueshmëinë e lartë, deri tani Delta evidentohet në 132 vende, përfshirë Shqipërinë ku në 24 orë e fundit u shënuan 45 të infektuar me koronavirus.

Sipas të dhënave në Britaninë e Madhe, ku u shfaq varianti Alpha, si edhe atyre të mbledhura në kohën e përhapjes së Deltës, “ka një shkallë të shtuar të infektimeve në të gjitha grupmoshat”.

Ndërkaq, OBSH po punon për të fituar një kuptim më të mirë të dinamikës së variantit Delta e për të kuptuar pse është kaq ngjitës.