Bota

Qeveria e Macron i ‘mbijeton’ mocioneve të mosbesimit për reformën e pensioneve, francezët e zemëruar u vënë flakën rrugëve të Parisit!

Grupe demonstruesish të zemëruar kanë dalë në rrugët e Parisit, pasi qeveria e Macron arriti t’i ‘mbijetojë’ mocioneve të mosbesimit. Të zemëruar kanë kërkuar dorëheqjen presidentit Emmanuel Macron, teksa u kanë vënë zjarrin kazanëve të plehrave në rrugët e Parisit.

Plani i Macron për të rritur moshën e pensionit të Francës nga 62 në 64 ka shkaktuar protesta mbarëkombëtare javët e fundit në të gjithë vendin.

Projektligji i miratuar nga Macron pa miratimin e ligjvënësve ende përballet me një rishikim nga Këshilli Kushtetues.

Mocioni i parë i mosbesimit, humbi miratimin nga ligjvënësit e Asamblesë Kombëtare pasditen e djeshme, duke mbledhur 278 nga 287 votat e nevojshme për të kaluar.

Ndërsa mocioni i dytë grumbulloi vetëm 94 vota.