Botë e Çuditshme

Qielli zviceran “pushtohet” nga lopët, arsyeja do t’ju emocionojë!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Zvicër, teksa na tregon edhe përkujdesjen që autoritetet zvicerane tregojnë ndaj kafshëve. Gjatë sezonit veror lopët çohen në kullotat alpine zvicerane, por disa prej tyre kanë mbetur të plagosura dhe për këtë është dashur ndërhyrja e helikopterit për t’i zbritur ata poshtë në fshatin alpin Klausenpass.

12 lopë ‘fluturuan’ në qiellin zviceran rreth 1,950 metra mbi nivelin e detit, ndërsa pjesa tjetër e tufës prej 1.000 lopësh do të zbresin përmes shtigjeve malore nga dhe ku u ngjitën për të shkuar tek kullotat.

Ndërkaq, të pazakontat nuk ndalen me kaq. Rikujtojmë se një grua e quajtur Adie Timmermans, e cila ka qenë vizitore e rregullt në kopshtin zoologjik në Belgjikë, është ndaluar që të takojë një shimpanze. Gruaja e takonte rregullisht shimpanzenë për 4 vite dhe është shprehur madje se ajo kishte rënë në dashuri me shimpanzen 38-vjeç.

Unë e dua atë dhe ai më do mua.