Botë e Çuditshme

Qindra aplikime “online” për të marrë pasaportën e shtetit më të vogël në botë!

Sealand është një principatë e vogël, që gjendet 12 kilometra larg brigjeve të Mbretërisë së Bashkuar, pranë qytetit të Ipswich dhe qytetit bregdetar Felixstowe dhe është vendi më i vogël në botë. Sealand është vetëm një platformë detare, rreth 500 metra katrorë.

Historia e Sealand daton në vitin 1942, kur ushtria britanike ndërtoi platforma për të qenë në gjendje të mbrohej kundër sulmeve ajrore, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më vonë, pozicioni i Sealand ishte shumë i përshtatshëm për instalimin e stacioneve pirate, duke u pushtuar përgjatë 10 viteve nga grupe të ndryshme piratësh.

Derisa u shfaq Patrick Roy Bates, ish-komandant i Marinës, i cili mori platformën dhe shpalli Principatën e Sealand. Në 1975, Bates shkroi Kushtetutën, krijoi monedhën e vet, orkestroi himnin dhe krijoi një flamur. Michael, djali i Bates, thotë se ende sot vijnë qindra aplikime “online” për të marrë pasaportën e Principatës dhe suvenirë të ndryshëm, por ajo që kërkohet më shumë është titulli “Lord” ose “Lady”, që kushton 36,99 euro.

Ndoshta ju në të gjithë jetën tuaj keni bërë aq shumë udhëtime dhe keni vizituar aq shumë vende sa me siguri nuk i mbani mend emrat e tyre. Të vështira për t’u shqiptuar, të gjata, të komplikuara, e rëndësishme është që memoria juaj nuk ka arritur t’i fiksojë. Por, egziston një fshat norvegjez, i cili ka emrin më të shkurtër në botë, që zor se ju mund ta harroni.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se San Francisco është shpallur qyteti më i mirë në botë, sipas “Time Out”. Media ndërkombëtare anketoi rreth 27,000 banorë të qyteteve globale për të përpiluar listën e qyteteve më të mira në planet. Për këtë u morën parasysh: jeta e natës e secilit qytet, restorantet dhe pikat kryesore kulturore, si dhe ndjenja e bashkësisë së qytetit, e cila në vazhdën e COVID-19 është ndoshta më e rëndësishme se kurrë.