Auto & Moto Tech

Qualcomm tanimë e fokusuar me planet për prodhimet e çipave për makinë!

Projektuesi i çipave Qualcomm tha së fundmi se do të blejë Autotalks, kompaninë izrealite të Izraelit që prodhon çipa të përdorur në teknologjinë që synon parandalimin e përplasjeve të makinave, pasi firma amerikane kërkon të thellojë biznesin e saj të çipit të automobilave. Me ngritjen e industrisë së makinave elektrike dhe veçorive automatike në makina, numri i çipave të përdorur nga prodhuesit e automjeteve po rritet, duke e bërë tregun e automobilave një zonë kryesore të rritjes për prodhuesit e çipave.

Reuters raporton se Autotalks prodhon çipa të dedikuar të përdorur në teknologjinë e komunikimit nga makina, apo siç njihen ndryshe “Çipat V2X”, për automjetet me shofer si dhe ato pa shofer për të përmirësuar sigurinë rrugore. “Ne kemi investuar në kërkimin, zhvillimin dhe vendosjen e çipave V2X që nga viti 2017 dhe besojmë se ndërsa tregu i automobilave vazhdon të rritet, do të nevojitet një arkitekturë e pavarur e sigurisë V2X për sigurinë e përmirësuar të përdoruesve të rrugës, si dhe sistemet e mençura të transportit”,-tha nëpërmjet një deklarate Nakul Duggal, zëvendës president i lartë në departamentin e automobilaistikës të Qualcomm Technologies.

Ndërkaq, rikujtojmë se biznesi i prodhimit të çipave të Samsung Electronics ka njoftuar planet për më shumë se trefishimin e kapacitetit të tij të prodhimit të çipave deri në vitin 2027 për të përmbushur kërkesat e shumta. Sipas mediave të huaja, fabrika e dytë më e madhe në botë pas Taiwan Semiconductor Manufacturing Co synon prodhimin masiv të çipave të teknologjisë së avancuar 2 nanometër deri në vitin 2025 dhe çipave 1.4 nm deri në vitin 2027.