Bota Lifestyle

Qyteti më i shtrenjtë në botë për vitin 2022!

Kompania globale e lëvizshmërisë ‘ECA International’ ka publikuar së fundmi listën vjetore të qyteteve më të shtrenjta në botë për të jetuar dhe sërish Hong Kongu kryeson në vendin e parë. Kompania e përpilon listën bazuar në disa faktorë, duke përfshirë çmimin mesatar të produkteve shtëpiake si qumështi dhe vaji i gatimit, qiraja, shërbimet komunale, tranziti publik dhe fuqia e monedhës vendase. Ky është viti i tretë me radhë që Hong Kongu renditet si qyteti më i shtrenjtë në botë.

Azia mund të quhet me plot bindje kontinenti më i shtrenjtë, me pesë qytete në Top 10-shen e listës, Hong Kong, Tokio, Shangai, Guangzhou dhe Seul. Qyteti më i shtrenjtë në Evropë është Gjeneva e Zvicrës, e cila ishte në vendin e tretë pas Hong Kongut dhe New-York-ut. New-York-u ishte i vetmi qytet i Amerikës së Veriut që u rendit në dhjetëshen e parë.

Ndërkaq, ju njohim me 20 qytetet më të shtrenjta në botë:

1. Hong Kong

2. Nju-Jork

3. Gjenevë

4. Londër

5. Tokio

6. Tel Aviv

7. Zyrih

8. Shanghai

9. Guangzhou

10. Seul

11. San Francisco

12. Shenzhen

13. Singapor

14. Pekin

15. Jeruzalem

16. Bern

17. Yokohama

18. Copenhagen

19. Oslo

20. Taipei

Ndërkaq, rikujtojmë se vitin që lamë pas kryeqyteti i Izraelit, Tel Aviv u shpall qyteti më i shtrenjtë në botë, sipas një studimi të publikuar nga revista britanike “The Economist”. Ndërkaq, Parisi dhe Singapori ndanin vendin e dytë. Më pas vinin Zyrihu, Hong Kongu e New York-u. I fundit renditej kryeqyteti sirian, Damask. Berlini ra me tetë vende, në të 50-tin dhe është më i liri nga gjashtë qytete gjemane në listë. Frankfurti renditej si qyteti më i shtrenjtë gjerman e zente vendin e 19-të në renditjen e publikuar.

Ju mund të mendoni se një pandemi mund të mposhtë jetesën në një qytet. Gjatë kufizimeve, pjesa më e madhe e argëtimit, kulturës dhe jetës shoqërore që përcaktojnë jetesën urbane qëndrojnë jashtë planeve. Dhe në metropolet e mëdha, të përhapura, do të ishte e lehtë të ndiheshit pak si të bllokuar kur nuk mund të bënit asgjë tjetër veçse të qëndroni në banesën tuaj. Por nëse do të vepronit ashtu do gabonit.