A Live Night Celebrities Gossip Music Showbiz

Ra dhe u ngrit përsëri, Ronela Hajati zbulon pikën kulminante të karrierës në “A Live Night”!

Ronela Hajati ishte e ftuar ditën e sotme në “A Live Night”, ku në një episod shumë të veçantë artistja foli më shumë për veten e saj, karrierën, familjen, jetën personale dhe jo vetëm. Ndër të tjera, Ronela u shpreh edhe për një pauzë që pati në muzikë pikërisht në vitin 2015.

Unë pata një pushim jo për dëshirën time. Keqmenaxhimi, besimi i njerëzve jo të duhur për të punuar, të çojnë në suspanca muzikore, që showbiz-i në Shqipëri nuk t’i fal. Në fund të vitit 2015, unë isha realisht për të nisur çdo gjë nga 0. Ndihesha keq, ndihesha një 0 në muzikë.

Por, siç vetë e pranoi Ronela gjatë intervistës, ka rënie, por ka edhe ringritje, dhe i tillë ishte projekti i radhës për artisten.

Mendoja që duhet të filloja patjetër koncerte. Jam kritike shumë e keqe e vetes sime. Isha në një stad shumë të rëndë, mendoja do bëj një klip. Në fakt më rastisi që ndodhën këto sulme terroriste, edhe unë kisha një klip me shumë figurantë të veshur me të zeza, me makina të vjetra, dolëm pa leje në Tiranë. Ndodhi një incident, që kjo ngjarja përfundoi në lajme pa u ditur që unë isha udhëheqësja. Kur e pashë që kishte përfunduar në lajme, shkova në polici vetë dhe u thashë jam unë. Më morën në pyetje, kam ndenjur goxha. Më pas doli fotoja, u kuptua që isha unë. Ishte përplasja e këtyre ngjarjeve terroriste, unë përfundova në Daily Mail, në faqe të parë në Angli. Njerëzit u interesuan për këngën “A Do Si Kjo” dhe kënga ime u bë hit nëpër Europë. Ishte himmi i karnavaleve të Afrikës së Jugut. Doli gjëja që unë doja. Nga ajo këngë pata shumë përfitime dhe bëra shumë të tjera. Jo vetëm që u riktheva, por isha në një fazë shumë të mirë.