Bota

Radhë 10 kilometra në kufirin me Gjeorgjinë, rusët përpiqen të shmangin rekrutimin

Ka filluar një eksod masiv të familjeve me burra në moshë të përshtatshme për ushtrinë ruse (18-65) nga qytete të ndryshme ruse, pasi Vladimir Putin nënshkroi një dekret për “rekrutim të pjesshëm” në mesjavë. Ditën e premte në pikat kufitare ka pasur bllokim trafiku, ndërsa ulëset në avionë janë shitur, me trafik të rënduar në aeroporte.

Radhët e gjata 10 kilometra u formuan në një rrugë që të çon në kufirin jugor me Gjeorgjinë , sipas Yandex Maps, një shërbim rus i hartave në internet.

Radhët e makinave ishin gjithashtu aq të gjata në kufirin me Kazakistanin , saqë disa braktisën automjetet e tyre dhe vazhduan në këmbë – ashtu siç bënë disa ukrainas pasi Rusia pushtoi vendin e tyre më 24 shkurt.

Ndërkohë, dhjetëra fluturime nga Rusia – me bileta të shitura me çmime të larta – transportuan burra në destinacione ndërkombëtare, duke përfshirë Turqinë, Armeninë, Azerbajxhanin dhe Serbinë , ku rusët nuk kanë nevojë për viza.