Aktualitet

Radhën e kanë patentat, hakerat iranianë publikojnë të dhënat!

Hakerat iranianë duket se kanë në dorë gjithçka të shtetasve shqiptarë, sa i takon të dhënave të tyre që përpunohen në sistemet digjitale.

Pas, pagave, targave të makinës, apo të dhënave në sistemin TIMS, hakerat iranianë sot kanë publikuar edhe databazën e patentave për shtetasit shqiptarë.

 “A është më e rëndësishme për ju siguria e terroristëve sesa siguria e “shpikësve” shqiptarë? Ju nuk jeni të gatshëm të paguani çmimin e sigurisë dhe sigurisë së njerëzve tuaj.

Atëherë, si e shpenzoni thesarin e qeverisë për mbrojtjen dhe promovimin e terroristëve? A do të thotë kjo gjë tjetër përveç korrupsionit qeveritar?”, shkruhet nga Home Land Justice, ndërsa bashkëngjitur është publikuar databaza e të dhënave me patentat e qytetarëve shqiptarë.

Janë plot 1081 faqe të databazës me të dhënat e shqiptarëve që përmban patenta e tyre, si emër, mbiemër, atësi, adresë vendbanimi, numër ID, apo grup gjaku. Sipas informacioneve, të dhënat datojnë nga viti 2014.