Tech

Raketa e “Space X” shpërthen në ulje pas fluturimit testues!

Një raketë e SpaceX-it, kompanisë së Elon Musk-ut shpërtheu gjatë kthimit për në Tokë duke çuar në dështimin e testimit në një mision të nisur nga Teksasi në Shtetet e Bashkuara. “Starship” e projektuar për të dërguar njerëz në Mars brenda 6 viteve të ardhshme, përfundoi e përfshirë nga flakët për shkak të shpejtësisë së lartë.

Pavarësisht fundit katastrofik pas testit gjashtë minutësh e gjysmë, shefi i SpaceX, Elon Musk ishte i emocionuar.

Mars ne po vijmë”,-ka thënë ai përmes një postimi në Twitter.

Raketa “Starship” ishte një prototip i raketës që po zhvillohet nga kompania e Musk-ut dhe me këtë mjet synohet dërgimi i njerëzve dhe 100 tonëve mallra në misionet e së ardhmes në Hënë dhe Mars. Gjatë fluturimit testues ishte planifikuar që raketa të shkonte në lartësi prej 12 mijë e 500 metrash. Sidoqoftë, kompania nuk tregoi nëse raketa e ka arritur këtë lartësi gjatë testimit.