Aktualitet Politikë

“Rama 3” betohet në Presidencë!

Kryeministri Edi Rama, zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe 15 ministrat e kabinetit të ri u betuan sot te Presidenti i Republikës, Ilir Meta, për të nisur punën për mandatin e tretë qeverisës. Moti i keq prishi planet për ta përshkuar në këmbë rrugën drejt Presidencës. Rama mbërriti me makinë dhe u prit nga Drejtori i Kabinetit të kreut të shtetit, Edmond Panariti.

Siç e përcakton protokolli, Rama e ministrat u betuan me dorën mbi Kushtetutë e secilit, Meta i dorëzoi dekretet.

Ceremonia u zhvillua në zbatim të masave anti-COVID, pjesëmarrësit mbanin maska.

Pas largimit nga Presidenca rreth orës 10:15 minuta, Rama e pjesëtarët e kabinetit u kthyen në këmbë e në shkallët e selisë së qeverisë bënë foton e rastit.