Politikë

Rama: Berisha dhe Meta përse votuan pro raportit që inkriminonte UÇK-në?

Kryeministri Edi Rama reagoi mbi raportin e Dick Marty rreth UÇK-së, që solli edhe krijimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë.  Përmes një postimi në Twitter, Rama pyet ish-kryeministrin Berisha dhe Presidentin Meta se përse kanë votuar pro ndaj këtij raporti që inkriminonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës:

“Sali pse e votove raportin e Dick Marty-n në Këshillin e Europes, kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor?” – shkruan Rama.

Në raportin e tij, Dick Marty arrin deri aty sa thotë sa thotë se serbët u rrëmbyen dhe u vranë për t’iu marrë organet.