Aktualitet

Rama: Brenda 2022 s’do të ketë asnjë sportel, të gjitha shërbimet online!

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se brenda 2022 nuk do të ketë më asnjë sportel, pasi të gjitha shërbimet do të jepen online.

” Nuk do kemi më sportele dhe në 2022 në Shqipëri të mbyllen sportelet, se nëse i lëmë sportele nga një anë dhe sistemi nga ana tjetër, incercia do vijojë, të gjitha shërbimet në telefon ose në kompjuter dhe ato që rrinë në spotele për të kapur lekë nëpër xhepat e njerëzve s’do kenë mundësi që të shohin më, do jenë në zyra duke marrë nga kompjuteri kërkesat”, tha Rama.

Rama, në takimin e parë sensibilizues për Bashkëqeverisjen si mekanizëm i ri detyrues ligjor, tha se qytetarin do ta çlirojnë nga pesha e administratës, duke i dhënë akses të plotë në shërbimet administrative përmes smartfonit apo kompjuterit dhe duke e përballur administratën me pasojat e çdo vonese në shërbimin ndaj qytetarit.

“Një nga shqetësimet tona është marrëdhënia e qytetarëve me administratën, problematika e ryshfeteve për të marrë shërbime në administratë. 90% të problematikës kemi në dorë që ta zgjidhim më pak vullnet të mirë dhe gatishmërinë e qytetarëve, për të bërë një ndryshim të thjesht n këto marrëdhënie duke mos shkuar në zyra, 1200 shërbime që merren nga telefoni ose kompjuteri, që do të thotë se nuk është e nevojshme për të shkuar në asnjë zyrë apo për të njohur ditë apo për të pritur në radhë. E-Albania është një emër i njohur për të gjithë, ku një masë e madhe e qytetarëve u njohën me këtë portal nga halli për shkak të pandemisë, nëse nuk do kishte ndodhur kjo një pjesë e qytetarëve nuk e dinin. 2.3 mln të regjistruar, 95% e shërbimeve online “, tha Rama.

Ai tha se edhe hipoteka dhe legalizimi do të bëhet online.

“Edhe hipoteka dhe legalizimi të vijë në kompjuter pa pasur nevojë për letër fizike! S’ke nevojë për mik, e shok, për askënd. Ke afatin e marrjes së përgjigjes, nëse nuk të erdhi përgjigja në afat, ti ke në dorë me ligj që e vë në lëvizje ligjërisht administratën për pronën tënde, duke përdorur bashkëqeverisjen. Kjo platformë bën të mundur qenë se nuk reagon administrata, lë gjumë dhe nëse kjo i mbetej qytetarit nëse ankohej ose jo, tani vihet menjëherë mekanizmi i kontrollit. Kjo është një çështje që në ligjin e ri përcaktohet i përgjegjësisë së administatës dhe ka sanksione për personat përgjegjës”, tha Rama.