Aktualitet

Rama: Conference League për ne është si ‘Super Bowl’, të tregojmë mikpritjen!

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën prestigjioze italiane të sportit ‘Tuttosport’ ka lëshuar mesazhe mbështetëse për Romën, që është një nga finalistet e Conference League që luhet në Tiranë më 25 maj kundër Feyenord.

Rama u shpreh se në Shqipëri bëhet tifozllëk për Romën edhe për faktin se është skuadra e vetme që mban lart flamurin italian në Romë.

“Në radhë të parë përshëndes të gjithë juventinët. Kërkoj ndjesë, por këtu në Shqipëri të gjithë bëjmë tifo me Romën. Për fat të keq, është ende Roma ajo që mban lart flamurin e futbollit italian.

Në një vit ku gjërat nuk kanë shkuar mire për futbollin italian, Shqipëria do të bëjë çmos që ai flamur italian i Romës të ngrihet në ballkonin më të lartë të Europës me një kupe. I përshëndes të gjithë lexuesit e “Tuttosport”, që do të gjejnë nesër një intervistë timen në gazetë.

Dhe përfitoj që t’i them të gjithë romanistëve që ju presim krahëhapur në një nga stadiumet më të bukura të Europës për të mbështetur Romën. Forca Roma, forca Italia dhe forca Juventus, por vitin tjetër,”-u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë nuk ka lënë pa përmendur edhe Totin, të cilin e quan mbret të skuadrës së Romës.

“Toti është mbreti i Romës, ndërsa unë jam vetëm kryeministri i Shqipërisë”, tha ai.

Ndalur te ajo se çfarë do të ndodhë në 25 maj, ku Tirana do të presë finalen e parë të ‘Conference League’, Rma tha se ky është një moment i mirë për të treguar një ndër karakteristiak që Shqipëria shuhet, që është mikëpritja.

“Është si populli thote: Një familje në ditën e pagëzimit të fëmijës së parë. Është hera e parë që Shqipëria pret një finale europiane. Diçka që disa vite me parë do të ishte totalisht e pakonceptueshme. Në të shkuarën Kombëtarja jonë duhet të emigronte jashtë për të luajtur ndeshjet e rëndësishme në shtëpi sepse nuk kishim një stadium që i përmbushte standardet e UEFA-s. Tani kemi një nga impiantet më të bukur në Europë, kjo falë edhe gjeniut Marko Kazamonti. Sërish një arkitekt italian, siç ishte edhe Zherard Bosio, që përpara luftës projektoi stadiumin e vjetër, me një tribune të bukur, i futur tani në trupin e ri të stadiumit dhe i mbetet trashëgimisë kulturore.

I shqetësuar jo. Për ne do të jetë një Super Bowl i vogël.Po sigurisht që është një imazh për ne edhe në këtë sens. Normalisht të gjithë ata që vijnë njëherë në Shqipëri ikin me dëshirën për tu rikthyer. Gjejnë këtu një vend tjetër nga ai që presin. Një shtet i bukur dhe i pastër, me plazhe fantastikë, shumë lumenj, gjelbërim, male dhe vende për tu vizituar. Por mbi të gjitha shumë ngrohtësi njerëzore. Mund të them me nga aspekti i mikpritjes jemi nje ekip që do të luftonte në Champions League. Është një thenie shqiptare prej shekujsh: Shtëpia e shqiptarit është e hapur për Zotin dhe për miqtë. Ka vlerë edhe sot”, tha Rama.