Politikë

Rama: Do marrim çdo vaksinë anti-Covid që certifikohet pavarësisht çmimit!

Në një konferencë onlinë me gazetarët, Kryeministri Rama deklaroi se po shfrytëzohet çdo potencial për të shmangur një mbyllje të dytë nga koronavirusi që do të ishte fatale për vendin. Thirrjes së përsëritur të opozitës për rritur testimet dhe akuzave se qeveria ka humbur kontrollin mbi pandeminë  kryeministri  i është përgjigjur duke thënë se nuk ka ndërmend të japë asnjë koment, duke e quajtur këtë një teatër të shëmtuar dhe banal nga ana e opozitës.

Kryeministri Rama komentoi edhe rreth grumbullimeve festive të kreu të shtetit Meta në këtë përiudhë pandemie. Për Ramën e gjitha ishte një spektakël i pështirë dhe sipas tij Meta e Kryemadhi dhanë shembullin më skandaloz të shkeljes së ligjit.

Kryeministri Rama ndër të tjera theskoi  se qeveria shqiptare do marrë çdo vaksinë anti-covid që certifikohet  pavarësisht çmimit. Ai u bëri apel qytetarëve të zbatojnë masat që spitalet të mos pësojnë kolaps: “Në Shqipëri nuk do të futet vetëm një lloj  vaksine anti-COVID, por të firmave të ndryshme që kanë dalë dhe do të dalin në treg, çmimi nuk ka shumë rëndësi”