Aktualitet

Rama falënderon Gjirokastrën! Mesazh “bajraktarëve”: Ka shumë gjëra për të mos qenë të kënaqur”!

Turi i mirënjohës i kryeministrit Rama në Gjirokastër, nisi me fishkëllimat e simpatizantët e PS.

Edi Rama tha se këto ishin zgjedhjet më kuptimplota për të si drejtues i PS, për sa i takon mbështetjes.  Pas mirënjohjes  kreu i qeverisë, nuk harroi edhe kritikat.

“Kur mendoj se ne kemi në qytete tona akoma zyra shteti që ua përplasin derën njerëzve në fytyrë, që kemi akoma shërbime që janë larg dinjitozes, që kemi drejtues të shtetit që sillen si bajraktarë në zyrat e shteti, kjo votë më duket një besim i ekzagjerua ri njerëzve që ka brenda një rrezik shumë të madh që nëse nuk e shpërblejmë këtë besim, mund të na kthehet në goditje që askush nuk e imagjinon dot.”– tha Rama.

Rama tha se nuk është koha e ekzaltimit, por e punës.

“Nuk është një votë kënaqësie, nuk kanë votuar për ne kaq masivisht se janë të kënaqur… këtë duhet ta kuptojmë shumë mirë nëse duam të mos fluturojmë siç thotë Tërmeti, ‘të mos fluturojmë me barishte nga mbrapa’. Duhet ta kuptojmë që njerëzit janë të pakënaqur, kjo është e vërteta sepse ka shumë gjëra për të mos qenë të kënaqur.”– tha Rama.

Rama më pas shkoi edhe  Lazarat pranë Qendrës së Përpunimit të Bimëve Medicinale, e cila u inauguruar vetëm dy ditë më parë.