Aktualitet

Rama jep lajmin e mirë, nisin fluturimet nga Aeroporti i Kukësit!

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se me 15 korrik Aeroporti i Kukësit ‘Flatrat e Veriut’ do të nisë fluturimet me Zvicrën dhe Turqinë. Në një postim në ‘Facebook’ Rama publikon çmimet e linjave ajrore dhe shkruan se në bazë të biletës ushëtarët do të kenë edhe një euro taksë.

Kryemnistri Rama parlajmëron se do të ketë përsëri lajme të mira nga ky front. Ndërkaq, Rama iu ka dhënë përgjigjje edhe zërave që supozonin se Aeroporti i Kukësit ishte vetëm për fushatë. Ai shkruan se kush mendoi ashtu gaboi sepse asgjë nuk bëhet vetëm për fushatë.

Fluturimi i parë i Aeroportit të Kukësit u bë me 18 maj të këtij viti. Avioni ‘Air Albania’ u nis nga Londra ku mori emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe, më pas është ndalur fillimisht në Rinas ku kanë marrë kryeministrin Edi Rama dhe fluturimi ka vijuar drejt Kukësit. Qytetarët në Kukës kishin krijuar një atmosferë festive dhe i pritën emigrantët së bashku me kryeministrin me lodra, flamuj e me shumë entuziazëm.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e tij të vrojtimit, ndërsa në pjesën e vendqëndrimit të avionëve, është projektuar për të mbajtur 3 avionë njëkohësisht, ndërkohë që brenda 1 ore mund të nisen 4 avionë nga aeroporti i Kukësit. Terminali zë një faqe prej 3500 m2, ka 2 portat hyrëse dhe brenda saj edhe një zonë muzeale në përkujtim të luftës së Kosovës, e cila ishte edhe pikënisja e këtij aeroporti, si dhuratë e Emirateve të Bashkuara për të pritur ndihmat për refugjatët.

Statusi i Ramës

“Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit

Po nuk mbaron me kaq, lajme të tjera nga ky front së shpejti

*** 1€ + taksat domethënë:

Kukës – Zyrih 12 EUR,
Zyrih – Kukës 28.66 EUR,
Kukës – Stamboll 12 EUR,
Stamboll – Kukës 23 EUR”.