Aktualitet

Rama-Manastirliu inspektojnë laboratorin e ri në Maternitetin “Koço Gliozheni”!

Nis projekti për investimin në maternitetin “Koço Gliozheni”, faza e parë e të cilit do të jetë 1 milion dollarë, për rehabilitimin e plotë të Urgjencës, Qendrës së Gruas, sallave të operacionit dhe pajisjen e tyre me aparatura të teknologjisë së lartë.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar sot spitalin Obsetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, ku aktualisht ka nisur funksionimi i shërbimit të ri të laboratorit, duke bërë me dije edhe investimin që pritet të fillojë së shpejti, pjesë e projektit transformues në këtë spital universitar.

Në maternitetin “Koço Gliozheni” prezantojmë projektin më të ri, fazën e parë të rehabilitimit të sallave, të urgjencës, të qendrës së gruas, me financim të qeverisë shqiptare, si dhe laboratorin e ri të analizave që tashmë është vënë në funksion, -tha Manastirliu.

Drejtori i Maternitetit, dr. Genci Hyska tha se ky është një investim tepër i rëndësishëm për këtë spital.

Faza e parë e projektit përfshin rikonstuksionin e sallave të operacionit, me shtimin e kapaciteteve të tyre, duke shtuar dhe dy salla të reja operacioni; rikonstruksionin e plotë të bllokut të lindjes, duke rritur parametrat. Dhe ajo që është po kaq e rëndësishme është edhe shërbimi i ri i urgjencës-pranimit, -tha Hyska.

Duke inspektuar laboratorin e ri në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’, në kuadër të modernizimit dhe investimit në rrjetin kombëtar të laboratorëve publikë në vend, Manastiliu nënviozi se ky laborator do të rrisë gamën e analizave.

Një ndër investimet e tjera është edhe laboratori i ri që tashmë është pjesë e rrjetit të laboratorëve publikë, nëpërmjet partneritetit publik-privat dhe ku tashmë është kryer një investim shumë bashkëkohor, duke rritur gamën e analizave shumë më shumë se çfarë bëheshin më parë, -deklaroi Manastirliu.

Qeveria shqiptare ka financuar rreth 1 milion dollarë në fazën e parë të investimit në Maternitetin “Koço Gliozheni” për rikonstruksionin e bllokut operator, bllokut të lindjes, qendrës së gruas, urgjencës dhe pajisjen e tyre me aparatura mjekësore të standardeve më të mira.

Na fazën e dytë do të kryhet rikonstruksioni i shërbimit të neonatologjisë, ndërsa në fazën e tretë do të jetë investimi në sistemin e veshjes dhe paneleve diellore, për të bërë edhe kursimin e energjisë, për të qenë edhe ne pjesë e aksinonit global për eficençën e energjisë.

Ndërsa shërbimi i ri i laboratorit të hapur në këtë spital, pjesë e rrjetit modern të laboratorëve publikë, me Partneritetin Publik-Privat ka rritur gamën e analizave nga 27 në 163 lloje analizash në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Në 18 spitale publike do të investohet për ofrimin e shërbimit cilësor dhe zgjerimit të gamës së analizave, duke rritur mbulimin shëndetësor dhe duke reduktuar pagesat nga xhepi për qytetarët.

Përmirësimi i shërbimit për nënën dhe fëmijën afër vendbanimit, kanë qenë në fokus të investimeve të viteve të fundit të qeverisë shqiptare, me ndërtimin e materniteteve të reja të Korçës, Sarandës, Lezhës, Kukësit, Beratit dhe së fundmi, kanë nisur punimet për rikonstruksionin dhe zgjerimin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.