Aktualitet

Rama ndan fotot, aksioni i pastrimit do të vijojë gjatë gjithë sezonit turistik!

Teksa sezoni turistik ka nisur, vijon puna për pastrimin e gjithë Shqipërisë nga ndotja. Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga disa zona ku janë pastruar mbetjet. Ai shkruan se plasni i pastrimit do të vijojë edhe gjatë sezonit triuritik, për të sensibilizuar qytetarët, por edhe për t’i dhënë fund njëherë  e mirë ndotjes në vendin tonë.

Rama shkruan se aksioni i pastrimit ëshët zhvilluar në disa zona të Shqipërisë, si në jug ashtu edhe në veri të vendit.

“Plani Kombëtar i Pastrimit po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë dhe do të vazhdojë pa u ndalur si një operacion sistematik edhe gjatë sezonit veror, për të shpërndarë frymën e sensibilizimit tek çdo qytetar, për të mos ndotur aty ku jetojmë përditë, e për t’i dhënë fund një herë e mirë kësaj marrëzie që të vret syrin dhe mbi të gjitha dëmton shëndetin. *momente pastrimi në Pogradec, Kukës, Krujë, Elbasan, Mirditë, Kolonjë, Bulqizë, Maliq, Tepelenë, Burrel, Divjakë, Rrogozhinë, Ksamil dhe Pustec”, shkruan Rama.

Qeveria ka marrë aksionin e Planit Kombëtar të Pastrimit ku parashikohet pastrimi i të gjitha zonave, ndërsa ka nisur që prej 2021. Qeveria ka ngritur një task-forcë posaçërisht për pastrimin e vendit, ndërsa më herët ka pasur edhe kritika për bashkinë e Vlorës, si një ndër zonat më të ndotura.

Ndërkohë, kryebashkiakët që nuk ndërmarrin aksion për pastrimin e vendit dhe lejojnë grumbullimin e mbetjeve në vende të paligjshme do të gjobiten, ndërsa ka pasur sanksione disa prej tyre.