Sociale

Rama ndan pamjet nga salla VIP në Rinas, apel të rinjve të punësohen

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga salla e re VIP për udhëtarët në Aeroportin “Nënë Tereza”. Kreu i qeverisë u bën thirrje të rinjve që të aplikojë për punësim pranë këtij aeroporti me kushtin për të qenë të sjellshëm e punëtorë.

“Salla e re VIP për udhëtarët në Aeroportin “Nënë Tereza” është një hapësirë shumë e bukur, ku po punohen detajet e fundit dhe ku kërkohen vajza e djem të sjellshëm e punëtorë, me paga që fillojnë nga 60 mijë lekë të reja e lart, ndërkohë që aeroporti i kthyer në kantier ndërtimi, përgatitet për një numër rekord turistësh në sezonin që po afron”.