Kryeministri Edi Rama nderoi komandantin e NATO-s, Tod Daniel Wolters me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”.
Gjatë fjalës së tij gjenerali tha se kombi shqiptar rritet ditë pas dite.
“Kurrë nuk ka qenë kaq i mallëngjyer dhe dua ta nis duke folur për kombin tuaj se si rritet ditë pas ditë. Për shumicën prej nesh në karrierën tonë në kërkojmë frymëzim dhe zakonisht frymëzohemi nga qenie njerëzore unike. Ju kryeministër jeni mishërimi më i madh i kësaj udhëheqjeje, ju mund të hyni në një sallë drejtuesish të lartë të NATO-s dhe brenda sekondash secili prej tyre kupton se ka një qenie njerëzore unike dhe trajton të gjitha qeniet e tjera me respekt. Duke trajtuar shqiptarët me respekt, kjo është frymëzuese. Keni futur çështjen njerëzore, pa udhëheqjen njerëzore mjetet më të mira do të dështonin, pres që ju edhe unë të bëhemi së paku 100 vjet që ne ta kremtojmë këtë marrëdhënie”, tha ai.
Ai bëri me dije se tani më plani është për krijimin e një baze detare të NATO-s në Shqipëri,
“Tani na takon ne për të pasur një bazë detare të NATO në Shqipëri, na takon ne t’i japim projektin dhe ai do të jetë avokati më i mirë i Shqipërisë”, vijoi kryeministri.
Komandanti e ka quajtur këtë si një nga ditët më të mallëngjyer të jetës së tij, teksa e cilësoi Shqipërinë si vëllanë e madh të Aleancës.
“Kurrë nuk kam qenë kaq i mallëngjyer, kjo është mbledhja e një jetë. Dua ta nis për kombin tuaj se si rritet ditë pas dite, Shqipëria është vëllai i madh në rajonin e NATO, vendet e tjera ngrihen në mëngjes dhe shohin vendin tuaj të dinë se nga drejtohen, kam parë rritjen nën udhëheqjen tuaj është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Më ka dhënë një prej dhurata më të menduara që unë do e kremtoj gjithë jetë, disa prej jush në Belgjikë kanë parë një pikturë që ngërthen marrëdhënien mes SH BA-Shqipëri, pra ne do të kemi edhe 100 vite të tjera më entuziaste. Ne kërkojmë një frymëzim dhe frymëzohemi nga qenie njerëzore unike që kanë një mënyrë për ta përmbushur misionin me detyrë . Ju mund të futeni në një sallë me lider njerëzore dhe brenda sekondësh ata e kuptojnë që jeni një qenie njerëzore e veçantë, ju më inspironi”, tha gjenerali.