Aktualitet

Rama në Abu Dabi, firmoset sot marrëveshja për financimin e 2000 apartamenteve të reja në Durrës

Sot në përvjetorin e tërmetit të 26 nëntorit që mori jetën e 51 personave dhe la pa banesë mijëra të tjerë, Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara ku është takuar me princin e kurorës. Në Abu Dabi sot do të firmoset marrëveshja e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës

Gjithashtu do të fiurmoset marrëveshja ndërqeveritare për një program investimesh e përfshirjeje të kompanive më të mëdha emiratase.

Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara – Firmosim sot marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës, si edhe marrëveshjen ndërqeveritare për një program investimesh e përfshirjeje të kompanive më të mëdha emiratase për #ShqipërinëqëDuam. Nisim së shpejti me investimin e madh për transformimin e portit të Durrësit, në një nga portet më të bukur e më të mëdhenj turistikë të Mesdheut” shkruan Rama në rrjetet sociale.