Aktualitet

Rama: Në shtator hapet aksi që lidh Tepelenën me Vlorën!

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se në shtator do të hapet rruga Dukaj-Sinanaj që lidh bashkinë e Tepelenës me bashkinë e Vlorës.

Rama inspektoi punimet së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçi. Kjo rrugë do të jetë e gjatë 14.5 km dhe e gjerë 4.5 metra. Kreu i qeverisë i ka paraprirë kritikave sa i përket gjerësisë së kësaj rruge.

Ata që na ndjekin bien pre e idesë që rrugët turistike janë të ngushta, duhet të jenë më të gjëra, rrugët turistike nuk duhen të gjejmë më të gjëra, kanë parametrat e tyre në të gjithë Europën, pasi nuk kanë prezencë të trafikut, dhe mundësojnë lëvizjen e nevojshme në akset turistike, tani të gjitha asket e kthejnë Tepelenën nga një xhep fals në një pikë distribucioni të lëvizjes për turistët që vijnë qoftë nga juglindja, qoftë ato që vijnë nga perëndimi përmes Tiranës apo jugut përmes Sarandës dhe e gjitha bëhet një pamje fantastike turistike që dhe njerëzit që e njihnin e kishin braktisur gjithnjë e më shumë , -tha Rama.

Ministrja e Infrastrukturës tha se kjo rrugë do të ketë xhepa në 250 metra të saj me qëllim që të bëhen shkëmbime të makinës, por jo parakalime.