Politikë

Rama nga Pogradeci: Shqipëria do të bëhet kampione e Ballkanit në bujqësi!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët e Pogradecit. Rama tha se ky mandat do të jetë mandati i Pogradecit dhe se do të ketë në ndërhyrje në zhvillimin e turizmit. Po ashtu Rama nënvizoi se Shqipëria do të bëhet kampione e Ballkanit në bujqësi.

Ky mandat do të jetë mandati i Pogradecit tani jemi gati për të bërë disa ndërhyrje që lidhen me strategjinë e zhvillimit të mëtejshëm të turizmit. Do të kthehet një vend duke u kthyer në ligën e kampionëve të Europës në Turizëm. Sot Shqipëria ka dy aeroporte por jemi ende në fillim të këtij procesi transformues. Vitet që do të kemi para do të jenë vitet e një transforimimi epokal. Shqipëria do të bëhet vendi ku njerzit nuk duan që të ikin më patjetër. Ne jemi kampion në Ballkan me prodhimin e një sërë produktesh bujqësore. Po ne duhet dhe do të bëhemi kampionë të Ballkanit në Bujqësi kjo është plotësisht e mundur. Kemi ndryshuar raportin e eksportit me importet.

Edi Rama komentoi nga Pogradeci edhe konferencën e presidentit Ilir Meta në lidhje me patronazhistët dhe të dhënat që ato disponojnë për qytetarët e Tiranës. Rama tha se të dhënat janë në internet qysh nga koha kur ishte Bujar Nishani ministër i Brendshëm në 2009. Po ashtu Rama komentoi edhe një foto të presidentit Ilir Meta i cili shfaqej me një kapuç në kokë dhe për të cilin tha se është takuar me subjekte të OFL-së.

…e pashë sot e kishin kapur me një foto me kapuç, presidenti i Republikës mbuluar me kapuç se kur takon subjekte të OFL do të kesh edhe kapuç. Ai është i bindur se e kanë kapur patronazhostët. Unë e di çfarë thotë Ilir Meta edhe kur nuk flet.