Aktualitet

Rama niset drejt Parisit për t’u takuar me presidentin Macron!

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Parisit për t’u takuar me presidentin Emmanuel Macron. Është faqja zyrtare e presidencës franceze që ka publikuar orën 13:20 për takimin dy palësh që do të pasohet nga një drekë në Elysee. Situata e pandemisë, por edhe integrimi evropian i Shqipërisë do të jenë dy temat kyçe që pritet të hidhen në tavolinën e bisedimeve.

Rama fillimisht do të takojë Clement Beaune, Ministër i Shtetit për çështjet Europiane, në orën 11:50 ndërsa më pas, së bashku me presidentin Macron do të drekojnë në Pallatin Ellisè. Takimi i fundit mes Ramës dhe Macron në Elysee ishte ai i 15 majit të vitit 2018. Por ky nuk është takimi i fundit mes tyre.

Rama, Merkel dhe Macron u ulën në të njëjtën tavolinë në maj të vitit 2019 me liderët e Kosovës në Berlin. Franca është një nga vendet skeptike që ka bllokuar hapat e Shqipërisë drejt BE-së. Lajmi në përditësim