Politikë

Rama: Nisin takimet me sipërmarrjen për rritjen e pagave në sektorin privat

Kryeministri i vendit, Edi Rama bën me dije se kanë nisur takimet me sipërmarrjen, ku në fokus, sipas tij është rritja e mëtejshme të pagave në sektorin privat.

“Nisim takimet me sipërmarrjen për domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave në sektorin privat, ku tanimë nga prilli minimumi i detyrueshëm është 40 mijë lek”, shkruan Rama në Facebook.

Ai shtoi se qeveria po bën gati korrektimin e të gjithë skemës së pagave, pas rritjes së pagës minimale, e cila nga muaji prill do jetë në shifrën 40 mijë lekë.

“Ndërkohë që qeveria po bën gati korrektimin e krejt skemës së pagave pas rritjes së ndjeshme të pagës minimale, si reagim ndaj vështirësive të paparashikuara të krijuara kudo prej agresionit të Putinit dhe inflacionit të luftës”, shkruan ai.