Aktualitet

Rama: Një dorë abuzuesish mes bluzave të bardha, nuk e zhbëjnë dinjitetin e shumicës!

“Një dorë abuzuesish mes bluzave të bardha, nuk e zhbëjnë dinjitetin e shumicës”-me këtë mesazh kryeministri Rama del në krah të personelit shëndetësor që është në vijën e parë të përballjes me koronavirusin ndërsa nuk kanë munguar rastet e abuzimeve me pacientë të denoncuara me zë e figurë.

Krenar për bluzat e bardha që në ditët më të mundimshme të vendit, dëshmojnë me forcën e shembullit të tyre, se jo vetëm nuk janë të gjithë njësoj po edhe se një dorë abuzuesish e batakçinjsh mes bluzave të bardha, nuk e zhbëjnë dot moralin njerëzor e dinjitetin profesional të shumicës dërrmuese të tyre”, – shkruan Rama në rrjetet sociale.

Xhorxhina Metushi është një infermiere e cila shërben në spitalin COVID 1 dhe po pret që të bëhet nënë. Kryeministri Edi Rama publikoi një foto të infermieres, duke e vlerësuar për punën e saj të palodhur dhe shton se po pret të sjellë në jetë fëmijën e saj, duke marrë në sy rrezikun për të shpëtuar njerëz në rrezik për jetën.