Politikë

Rama nxjerr Ahmetajn për të përsëritur frazën “i kemi bërë detyrat e integrimit”

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj gjatë konferencës së përbashkët me Ministren Gjermane për Europën, Anna Lührmann tha se Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat e shtëpisë për hapjen e negociatave. Ahmetaj theksoi se KE për 3 vite radhazi ka reakomantuar hapjen e negociatave dhe se Gjermania ka qënë një ndër mbështetësit kryesorë.

Ndër të tjera numëri 2 i qeverisë shqiptare theksoi se integrimi i Ballkanit Perënimor në BE është i domosdoshëm, duke shtuar se nuk duhet të lihet si vakum për mundësi e lojëra nga vendet e treta.

“Siguria është element i rëndësishëm. Shqipëria i ka ofruar mbështetje BE për mandatin 2022-2023. Në të njëjtën kohë falenderova ministren për ekspertizën që na ka ofruar. Ndava falënderimin për kontributin e qeverisë gjermane dhe i kërkova që Ballkani Perëndimor nuk mund të lihet si një vakum për mundësi për lojëra të vendeve të treta. Teksa ishim duke folur për hapjen e negociatave diskutuam rëndësinë e dy elementeve të rëndësishme të hapjes formale të negociatave” vleresoi numri dy i qeverise.

“Së pari ajo është shumë e rëndësishmë për të rinjtë. Ndërsa, së dyti i paraqita ministres shkallën e gjerë të reformave të thella në çdo sektor të jetës së vendit. Ne i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë për hapjen e negociatave. Gjermania ka qënë një ndër vendet të cilët kanë mbështetur Shqipërinë në këtë rrugëtim”, tha Ahmetaj.