Politikë

Rama për RTV Spanja: BE të nisë negociatat me Shqipërinë/ Kosova, asnjë lidhje me problemet separatiste të Spanjës.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për një televizion spanjoll se është koha që BE të nisë negociatat formale me Shqipërinë. Rama u shpreh se perceptimet në lidhje me rajonin e Ballkanit Perëndimor kanë të bëjnë me të shkuarën dhe ata që e kanë parë nga afër, kanë gjetur një realitet ndryshe.

Po është vizita e parë e këtij niveli. Ndihem mirë sepse ka një potencial të madh në marrëdhëniet tona. Do doja të vija në dukje  se Sanchez se në të kaluarën e ka njohur të shkuarën e konflikteve në rajonin tonë dhe ka ndjeshmërinë për të na mbështetur. Ai kërkon që Spanja të jetë e pranishme në zonën tonë dhe ky është lajm i mirë për ne. Mund të them se nuk flitet më se çfarë bëjmë ne. Jemi vende që duhet të bëjmë shumë për të qenë pjesë e BE por meritojmë të hedhim hapa të tjerë dhe të nisim negociatat. Perceptimet kanë të bëjnë me të shkuarën. Por mund të them se të gjithë e thonë dhe një numër i madh turistësh spanjollë që vijnë në Shqipëri, që ka një diferencë mesa asaj që perceptohet nga larg dhe asaj që shohin.

Kosova, e cila nuk njihet nga Spanja, sigurisht që ishte një prej temave. Rama tha se e dimë mirë se pozicioni i Spanjës nuk ka të bëjë me ndonjë problem me shqiptarët apo me Kosovën, por me historinë dhe problemet e saj të brendshme.

Është e vërtetë, por e dimë fare mirë se pozicioni i Spanjës nuk ka fare të bëjë me asnjë problem që ka lidhje me shqiptarët apo me vetë Kosovën, por ka të bëjë me historinë e me problemet e veta të brendshme. Dakord, por duhet të jemi në fakt shumë të qartë këtu, pasi nuk ka asnjë lloj krahasimi të mundshëm ndërmjet problemeve të brendshme të Spanjës, lidhur me lëvizjet independentiste apo separatiste dhe ndarjes së Kosovës nga Serbia, tha Rama.

Ndërsa referuar ndikimeve të jashtme në rajon, Rama u shpreh se Ballkani nuk duhet të mbetet në zonën gri ku aktorët e tjerë mund të luajnë lojën e tyre.

Ballkani është i rrethuar nga kufij europianë. Diçka që nuk ka kuptim dhe nuk është e përshtatshme për historinë që kjo pjesë ndodhet në zonë gri ku aktorët e tjerë mund të luajnë lojën e tyre. Ne nuk na shqetësojnë këto aktorë sepse për ne Europa për ne është besim, tha ai.