Aktualitet

Rama publikon logon e takimit të samitit BE- Ballkani Perëndimor: Ngjarje historike!

Me motive popullore shqiptare, ngjyrat e flamurit kombëtar si dhe ngjyrat e flamurit të Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama ka zbuluar logon e takimit te samitit BE- Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Tiranë më datën 6 dhjetor. Kreu i qeverisë thekson se ky samit është një ngjarje historike për vendin, që të ardhmen e sheh në familjen e madhe europiane.

‘Mirëmengjes dhe me kënaqësinë e vendit mikpritës për herë të parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, një ngjarje historike, me respektin për ne që të ardhmen e shohim në familjen e madhe europiane, ju uroj një ditë të mbarë.’- shkruan Rama.

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/690208749141456

Kujtojmë që ky Samit që është një ndër ngjarjet më të rëndësishme për vendin, po zhvillohet në një kohë kur klima politike në Tiranë nuk është e qetë. Kjo sepse po në 6 dhjetor, Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë dhe pavarësisht se Policia dhe Bashkia nuk i kanë dhënë leje, ai këmbëngul që protesta do zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Nga ana tjetër, Qeveria ka vendosur ditë pushimi zyrtar 6 dhjetorin vetëm për Tiranën. Kjo do të thotë që ditën e martë, me datë 6 dhjetor administrata dhe shkollat do të jenë pushim për shkak të masave të sigurisë. Tirana do të blindohet me forca të shumta sigurie. Rreth 1500 efektivë pritet të jenë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e samitit.

Niveli i masave të sigurisë duket se do të jenë ‘të hekurta’, gati të njëjta me ato që janë ndërmarrë në kohën kur në Tiranë erdhi ish-sekretari amerikan i shtetit John Kerry apo Papa Françesku.

Samiti i BE më 6 dhjetor në Tiranë/ Zbardhet axhenda, ja temat që do të diskutohen

10:15 Mbërritjet dhe mirëpritja zyrtare
11:00 Diskutimi, shkëmbimi i mendimeve
11:45 Foto familjare
12:15 Seancë plenare dhe drekë pune
14:30 Konferencë për shtup