Aktualitet

Rama: “Sot fillon puna në Tunelin e Llogarasë!”

Sot nis puna në kantierin e Tunelit të Llogarasë, vepër strategjike për turizmin në rivierën e Jonit.

Kjo bëhet e ditur nga kryeministri Rama ndërsa vlerësohet se Tuneli i Llogarasë me gjatësi 5.9 km do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga 55 minuta që është aktualisht, në 7-10 minuta. Ndërkaq, nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 5.9 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, kjo rrugë mund të përshkohet për 7-10 minuta.

Ndërtimi në një afat 37-mujor iu besua një konsorciumi turk që u shpall fitues, bashkim i kompanive Intekar Yapi Turizm Elektrik Insaat Sanayi Ticaret Limited Sirketi dhe Asl Insaat Taahhut Ve Sanayi Ticaret Limited Sirketi. Vepra do të kushtojë 140 milion euro.